Patrollimi i Policisë së Kosovës në Prishtinë Foto: KALLXO.com

Prizren, shoferi i dehur kërcënon policët

Policia në Prizren ka arrestuar një person, i cili derisa po drejtonte veturën është ndalur nga njësiti policor.

Gjatë identifikimit, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit, të cilit i është bërë edhe matja dhe ka rezultuar 1.48% alkool.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është  mbajtur 6 orë në ndalim policor e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren mbrëmë rreth orës 18:00.

Rasti po trajtohet si pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.