Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet pasi kalon ilegalisht kufirin

Një person është arrestuar në Pikën Kufitare në Vërmicë, pasi ka  kaluar ilegalisht kufirin Kosovë- Shqipëri.

Policia ka njoftuar se të arrestuarit shtetas egjiptian i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substance e dyshuar narkotike e llojit marijuanë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11.

Pas intervistimit,  me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendër të mbajtjes.