Arkiv - Pika kufitare e Vërmicës

Arrestohet në kufi shtetësja e Shqipërisë, pasi i ishte ndaluar hyrja në Kosovë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas policisë, e dyshuara është arrestuar pasi i është shmangur verifikimit dhe kontrollimit në pikën kufitare, pasi kishte ndalim hyrje për pesë vjet në Republikën e Kosovës.

“Gjithashtu e dyshuara kishte bashkëpunuar edhe me dy persona të dyshuar, të cilët i kishin premtuar se do ta ndihmojnë në kalimin e kufirit. Me urdhër të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.