Trazirat në parlament | Foto: RTV 21

Arrestohet ish- Ministri për Trazirat në Parlamentin e Maqedonisë

Përveç ish ministrit, Mitko Çavkov, sot në mëngjes janë arrestuar edhe rreth 15 persona, në mesin e të cilëve janë edhe deputetë dhe qytetarë të cilët kanë qenë më 27 prill në Kuvend, shkruan tv21.tv

Në mesin e tyre janë aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Kërsto Mukoski, ish drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski, deputeti Luben Arnaudov nga Ohri, ish drejtori i Operas dhe Baletit, Igor Durullovski dhe të tjerë.

Rtv21.tv mëson se po kërkohen për t’u arrestuar edhe udhëheqësi i protestave Bogdan Ilievski dhe deputetët, Johan Tarçullovski dhe Sashe Vasilevski.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe të arrestuarit tjerë këtë mëngjes, për momentin janë në Gjykatën Penale ku edhe japin dëshmi në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.