Arrestimi i një të dyshuari- Foto: KALLXO.com

Arrestohen Dy Persona për Vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot se në Ferizaj janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, e kryer ditë më parë në shkollën e mesme “Ganimete Tërbeshi” në këtë qytet.

I dyshuari J.K 19 vjeç, në bashkëveprim me një person të mitur, kanë hyrë me forcë në zyrat e shkollës dhe kanë vjedhur një monitor kompjuteri të tipit “Neovo”, një shtëpizë kompjuteri dhe tastaturën, thuhet në njoftimin e Policisë

Sipas tyre gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar  tek personi i tretë, të cilit vjedhësit ia kishin shitur për 20 euro.

Me vendim të prokurorit, pas kompletimit të lëndës, të dyshuarit janë liruar dhe lënda procedohet në mënyrë të rregullt.