Anulohet konkursi për zëvendësdrejtor të Policisë
31.10.2018 - 17:57
Komisioni rekrutues bashkë më Ambasadën Britanike kanë anuluar konkursin për zëvendësdrejtor të Policisë së Kosovës.
Kjo për shkak që vetëm dy kandidatë kanë plotësuar kushtet në fazën e parë, raporton www.kallxo.com.
Sipas burimeve të KALLXO.com, vetëm Sabedin Mehmeti dhe Florie Hajra kanë qenë kandidatët të cilët kanë sjellë dokumentacionin e kompletuar dhe kanë plotësuar kushtet për fazën e dytë.
Por, duhet të jenë më shumë se tre kandidatë të cilët kualifikohen në fazën e parë, për të vazhduar tutje, ngase sipas Ligjit për Policinë, komisioni i formuar nga Ministria e Punëve të Brendshme duhet t’i dorëzojë të paktën tre emra ministrit të Punëve të Brendshme.