Ilustrimi: Jeta Dobranja për Kallxo.com

MSh anulon konkursin për 210 pozita që ishin paraparë si staf mbështetës kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë sot ka anuluar konkursin për 210 pozita, për angazhim të përkohshëm të profesionistëve shëndetësore e staf mbështetës në këtë kohë pandemie.

Sipas njoftimit të Ministrisë, nuk janë respektuar dispozitat ligjore sipas Ligjit të Shëndetësisë.

Në këtë konkurs të hapur më 02.02.2021 janë kërkuar: 5 mjek, 30 Infermierë me Bachelor, 100 infermier me shkollim të mesëm dhe 75 staf Teknik dhe Mbështetës.

Në anën tjetër vendi është duke u ballafaquar me numër të lartë të të infektuarve me coronavirus, klinikat janë të mbingarkuara me pacientë ndërsa dy mjekë janë të riinfektuar me COVID-19.