Qeveria anulon konkursin për kryetarin e Gjykatës së Tenderëve dhe anëtarëve të tjerë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka anuluar konkursin për kryetarin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik apo Gjykatën e Tenderëve.

Përveç për kryetarin, konkursi ishte hapur edhe për dy anëtarë të tjerë të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Konkursi ishte hapur në kohën e Qeverisë Hoti, më 12 janar të këtij viti dhe kishte qenë i hapur deri më 26 janar.

“Anulohet konkursi për kryetar dhe dy (2) anëtar të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik i publikuar  në  Ëeb faqen e Zyrës së Kryeministrit dhe në gazetën ditore Epoka e Re, me datë 12 janar  deri më 26 janar 2021”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në uebfaqen e kryeministrisë nuk janë dhënë arsye se pse është anuluar ky konkurs.