Dokument - Vjosa Osmani pas shkarkimeve të konsujve, ndalon konkurset në Presidencë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha konkurseve aktive për rekrutim në kuadër të Zyrës së Presidencës.

Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com Osmani poashtu ka ndaluar edhe shpalljen e konkurseve të reja deri në një vendim të ri.

Vendimi i u. d. presidentes i është dërguar sekretarit të Zyrës së Presidentit, dhe Administratës.

 

 

 

 

Mbrëmë Osmani përmes një vendimi ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

Të shkarkuarit janë Flakron Shala – Pragë, Blendi Kilaj – Lubjanë, Lindon Kqira – Shkup dhe Halim Krasniqi – Tiranë.

Ky vendim i Osmanit erdhi pasi të martën u raportua se Flakron Shala, djali i deputetit të AAK-së Haxhi Shala u emërua konsull në Pragë të Çekisë.