Pamje nga votimet në Maqedoni. Foto-Arkiva: MIA

Ambasada e ShBA-së Inkurajon Qytetarët e Maqedonisë të Votojnë

Zgjedhjet e sotme lokale janë të rëndësishme për zhvillimin e demokracisë në Maqedoni dhe rrugëtimin e saj euroatlantik, thekson ambasada amerikane në Shkup.

Në një njoftim lidhur me zgjedhjet, ambasada e ShBA-së inkurajon qytetarët që të dalin në votime, të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të paraqesin çdo parregullsi që ndodh gjatë procesit të votimit.

Nga ambasada bëjnë me dije që do të marrin pjesë në procesin e mbikëqyrjes dhe monitorimin e zgjedhjeve dhe ftojnë që edhe mediat dhe vëzhguesit e tjerë të paraqesin besueshmërinë e këtyre zgjedhjeve.

Sot nga ora 7:00 janë hapur të gjitha vendvotimet.

Zgjedhjet e sotme lokale në Maqedoni mbahen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në qytetin e Shkupit.

Sipas Listës zgjedhore të mbyllur të Komisionit shtetëror zgjedhor, të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 1.814.644 votues në Maqedoni. /21Media

http://kallxo.com/maqedonia-zgjedh-kryetaret-e-komunave-dhe-deputetet-komunale/