Skenderaj. Foto: Atdhe Mulla

Aksident në Skenderaj, pesë të lënduar

Në një aksident në Skenderaj në mes të dy veturave janë lënduar pesë persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij të lënduarit akne kërkuar ndihmën e nevojshme në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 10:30 ne Skenderaj. Të përfshira në aksident  dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve  të pësuara pesë persona kane kërkuar tretman mjekësor ne QKMF Skenderaj, me pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.