Ilustrim

Aksident në Pejë, vdes një grua

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Kryshec të Pejës.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 19:00, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore, një grua ka vdekur dhe tre persona kanë mbetur të lënduar.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.