Aksidenti | Foto: KALLXO.com

Aksident në Pejë, dyshohet për një të lënduar

Dy vetura janë aksidentuar pak më herët në qytetin e Pejës, ku ka edhe të lënduar.

Në fotografitë e dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihen dy vetura që janë akisdentuar, mirëpo sipas dëshmitarëve kanë qenë tre vetura që janë përfshirë në aksident.

Sipas dëshmitarëve, njëri prej të lënduarve është dërguar në spital.

Aksidenti ka ndodhur në Lagjen “7 shtatori” në qytetin e Pejës.