Ilustrim

Aksidentohen dy vetura në Pejë, një grua në gjendje të rëndë

Një grua ka mbetur e lënduar pas një aksidenti në fshatin Raushiq të Pejës.

Sipas policisë dje janë aksidentuar dy automjete udhëtarësh, të cilat ishin duke lëvizur në drejtime të kundërta.

Sipas të dhënave  lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima ngasësja e njërit nga automjetet e aksidentuara e cila me ndihmën e zjarrfikësve është nxjerrë nga automjeti dhe dërguar në emergjencën e spitalit rajonal Pejë dhe më pastaj në QKUK Prishtinë.

Deri te aksidenti raportohet se ka ardhur pasi ngasësi i dyshuar ka bërë tejkalim të pasigurt dhe ndaj tij do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore sipas udhëzimeve të prokurorit.