Ajri sot në Prishtinë më i ndotur se dje

 

Niveli i ndotjes së ajrit në këtë mëngjes është më i ndotur në kryeqytet se nga mëngjesi i djeshëm.

Mirëpo, për shkak të reshjeve të bores ditëve të fundit niveli i ndotjes është më i pastër krahasuar me javët e kaluara.

Bazuar në matjen së cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, sot niveli i ndotës del të jetë moderate/mesatarë.

Sipas kësaj matje që është regjistruar në ora 09:00 ndotja e ajrit ka qenë 76 AQI, ndërsa dje në të njëjtën orë niveli ishte 61 AQI.

Ndërkaq, AQI sugjeron që në bazë të këtij niveli, “Fëmijët dhe të rriturit, dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e gjatë në natyrë”.