Foto-ilustrim

721 Vdekje më Shumë në 2015-ën

Prej këtyre vdekjeve 8,202 kanë ndodhur në Kosovë, ndërsa 756 janë vdekje të kosovarëve jashtë vendit.

Për vitin 2014, vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet kanë qenë 8,237, prej tyre 7,634 vdekje kanë ndodhur në Kosovë, kurse vdekjet të cilat kanë ndodhur jashtë vendit janë regjistruar gjithsej 603.

Nga gjithsej vdekjet e raportuara, të ndodhura vetëm në Kosovë janë 4,638 meshkuj apo 56.5 për qind të gjithsej vdekjeve dhe 3,564 janë femra apo 43.5 për qind, ndërsa në vitin 2014 nga vdekjet e raportuara të ndodhura vetëm në Kosovë janë 4,439 meshkuj apo 58.1 për qind dhe 3,195 janë femra apo 41.9 për qind.

45.6 për qind e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 52.9 për qind kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5 për qind në vend tjetër.

Në Prishtinë për këtë vit kanë ndodhur 2,634 raste apo 29.4 për qind të vdekjeve të përgjithshme, në Prizren janë 922 apo 10.3 për qind, në Gjilan 473 vdekje apo 5.3 për qind.

77.9 për qind e të vdekurve janë të moshës mbi 60 vjeç. Sipas kombësisë, shqiptarët marrin pjesë me 91.9 për qind.

Sa u përket vdekjeve të dhunshme, në vitin 2015 janë raportuar gjithsej 199 raste, nga të cilat në fatkeqësi janë 142, vetëvrasje 36 dhe vrasje janë 17. Tek të gjitha vdekjet e dhunshme mosha është 20-49 vjeç, si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

Në vitin 2015 kanë vdekur 238 foshnje apo 127 meshkuj dhe 111 femra, ku pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 2.9 për qind, kurse vitin 2014 kanë vdekur 212 foshnje prej tyre 120 meshkuj dhe 92 femra.

Edhe lindje vjet në Kosovë kishte më pak.

http://kallxo.com/1094-lindje-pak-ne-vitin-2015/