
Foto: RTV 21
42 Lodrat dhe Produktet e Rrezikshme në Tregun Europian
42 produkte që qarkullojnë në tregjet europiane, që nuk përjashtohet mundësia të jenë dhe në Kosovë e Shqipëri përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve.
Lista është publikuar nga Rapid Alert System for dangerous non-food products (RAPEX) në faqen zyrtare të Komisionit Europian.
Sipas raportit të RAPEX, nga të gjitha njoftimet për produktet e pasigurta për vitin 2017, 53 për qind e tyre janë prodhuar nga Kina dhe Hong Kongu, ndërsa 26 për qind janë prodhim i vendeve të BE-së.
Duke i ndarë me grupe, mësohet se 29 për qind të produkteve të rrezikshme e përbëjnë lodrat, 20 për qind mjetet motorike dhe 12 për qind produktet e tekstilit.
Po ashtu bëhet e ditur se 29 për qind të produkteve të pasigurta kanë mundësinë të shkaktojnë lëndime, dhe 22 për qind e tyre reaksione kimike.
Më poshtë fotot e lodrave dhe sendeve të tjera të rrezikshme: