Inspektohen mjetet e transportit publik - Foto: Komuna e Prishtinës

33 kundërvajtje dhe 2 mjete të konfiskuara gjatë kontrollit të transportit publik

Në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Policia e Kosovës me njësitë e saj ka filluar së implementuari planin operativ për kontrollin e transportit publik të udhëtarëve, ndër-urban, ndërkombëtar dhe transportit të parregullt/ndaluar.

Qëllimi i këtij plani është ndërmarrja e masave parandaluese dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të cilët nuk posedojnë dokumentet e nevojshme gjatë operimit në transportin rrugor vendor dhe ndërkombëtar të udhëtarëve, siç parashihet me Ligjin për transportin rrugor.

Gjatë ditës së parë, më 19 shkurt, janë shqiptuar 33 fletëparaqitje për kundërvajtje, është lëshuar 1 procesverbal dhe janë konfiskuar 2 mjete motorike, 1 furgon dhe 1 veturë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin e trafikut dhe zbatimin e ligjit për transportin rrugor”, thuhet në njoftim.