Nga bisedimet në Bruksel
1 Vit nga Marrëveshja për Asociacionin
Marrëveshja për formimin e Asociacionit u nënshkrua ndërmjet Kryeministrit Isa Mustafa dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, në prani të shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.
Por vetëm në korrik të këtij viti u formua grupi menaxhues për hartimin e draftit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKS).
Para se të themelohej ky grup, deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Nenad Rashiq kishte thënë për KALLXO.com se ndërmjet partnerëve të koalicionit nuk po diskutohet për AKS-në.
Partitë opozitare pas nënshkrimit të marrëveshjeve për asociacionin dhe demarkacionin disa herë protestuan vitin e kaluar dhe sivjet, duke vazhduar pastaj kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve edhe të ndara.
Në fillim të muajit maj, shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini kishte thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se Asociacioni duhet të formohet sepse sipas saj do të punojë në kuadër të ligjeve të Kosovës.
http://kallxo.com/mogherini-asociacioni-duhet-te-formohet/
Disa muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes, më 23 dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dhënë vendimin e saj rreth kërkesës nga Presidentja e atëhershme e vendit, Atifete Jahjaga, për përputhshmërinë e parimeve të Marrëveshjes për Asociacionin.
Në vendimin e Kushtetueses thuhej që parimet e përgjithshme nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, duke e bazuar këtë në nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.
http://kallxo.com/kushtetuesja-vendosi-per-asociacionin/
Ky vendim i Kushtetueses u kishte dhënë “forcë“ partive opozitare, krerët e të cilave kishin kërkuar dorëheqjen e Isa Mustafës dhe të Hashim Thaçit.
Themelimin e asociacionit e kërkoi edhe zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, kur vizitoi Kosovën më 16 e 17 gusht.