Tuneli dezinfektues në hyrje të Infektivës në QKUK jashtë funksionit

Përballë Klinikës Infektive, apo klinikës për sëmundje ngjitëse në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga fillimi i përhapjes së pandemisë së coronavirusit është i vendosur tuneli dezinfektues.

KALLXO.com sot ka siguruar një video ku shihet se tuneli dezinfektues është jashtë funksionit.

 

Në anën tjetër, drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj – Berisha, thotë se ka probleme të kohë pas kohshme me tunelin dezinfektues, por rregullohet nga shërbimet përkatëse.

“Po ndodh që kohë pas kohe mos me punu, por rregullohet nga shërbimet përkatëse”, tha ajo për KALLXO.com.

Dezinfektimi është njëra nga mënyrat për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Probleme me tunel dezinfektues kishte edhe më parë në këtë klinikë, si dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Pamje – Tuneli dezinfektues në Klinikën Infektive në QKUK ‘ jashtë funksionit