Pamje - Tuneli dezinfektues në Klinikën Infektive në QKUK ‘ jashtë funksionit

Përballë Klinikës për sëmundje ngjitëse apo Klinikës Infektive gjendet tuneli dezinfektues i cili nuk është duke funksionuar.

Qytetarët apo pacientët të cilët kalojnë në atë pjesë nuk do të mund të dezinfektohen, pasi që ky tunel nuk është duke punuar. KALLXO.com ka vizituar Klinikën Infektive dhe ka kuptuar që tuneli është aty ‘sa për sy e faqe’.

Tuneli dezinfektues shërben për dezinfektim të qytetarëve të cilët hynë në Klinikën Infektive, aty ku trajtohen pacientët e prekur nga COVID-19.

KALLXO.com pati raportuar edhe për mosfunksionimin e tunelit dezinfektues në Malishevë.