Kosova vazhdon ta frenojë valën e katërt të COVID-19

Kosova, e cila ka një popullsi prej 1.87 milionë banorësh, ka administruar 1.6 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19, me rreth 771,941 persona që i kanë marrë tashmë dy doza, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të këtij vendi, shkruan rrjeti mediatik pan-evropian Euractiv.

Vaksinimi me dozën e tretë ka nisur në fundjavë dhe është i hapur për të gjithë banorët dhe qytetarët.

Kosova po e fiton garën mes shumë fqinjëve të saj për sa i përket vaksinimit sa më të madh të popullsisë. Në Shqipëri, shkalla e vaksinimit është vetëm 34% me një dozë dhe 37% me dy doza.

Ndërkohë, rreth 3,000 persona kanë vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë dhe 161,193 janë infektuar.

Vetëm 11 raste janë identifikuar në 24 orët e fundit ndërkohë që nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, shton Euractiv.

Shqipëria dhe Kosova me sa duket e kanë frenuar trendin e valës së katërt që ka çuar në mbyllje masive dhe në vendosje kufizimesh në shumë pjesë të Evropës Perëndimore dhe Ballkanit.

Rastet në Shqipëri vijojnë tendencën rënëse me vetëm 138 raste të raportuara brenda 24 orëve të fundit.