'Dëshmi e fortë se është funksionale': Si e mbrojnë trurin e tyre ekspertët e shëndetit mendor

Ndërkohë që gjumi dhe stërvitja janë prioritetet kryesore, dietat strikte dhe suplementet nuk janë të një rëndësi të veçantë në shumicën e rutinave akademike.

Shëndeti i trurit mund të jetë temë e rëndë për ta diskutuar. Në mesmoshë, shumë prej nesh kujdesemi për prindërit apo vjehërrit e prekur nga demenca. Kjo sëmundje ka të bëjë me kujtesë të zymtë të cenueshmërisë së trurit tonë. Ta lëmë anash duke mos e përmendur atë det me informacione që ekziston mbi këtë temë, aq i thellë sa që shoshitja e të gjithëve mund të na e ngacmojë trurin. Sa lakër turshi, në të vërtetë, duhet të hamë? A duhet ta ndalojmë plotësisht pijen? A kanë efekt vërtet ato lojëra për trajnim truri?

Në librin tim, Save Your Brain (Ruaje trurin tënd), unë përpiqem t’i çmitizoj këto këshilla duke folur me 22 ekspertë të shëndetit mendor nga e gjithë bota. Ata i ndajnë këshillat e tyre, sigurisht, por ndajnë edhe diçka shumë më zbuluese: praktikat e tyre kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit. Ja çfarë mësova prej tyre.

Stërvitni në mënyrën e duhur 

Me të gjithë ata që bisedova, po stërvitnin. Dhe ne nuk po flasim për ndonjë stërvitje të ngadaltë me një shëtitje një herë në javë. Dr. Rebecca Thurston, profesoreshë nga Universiteti i Pitsburgut, hulumtimi i së cilës e mbulon plakjen e trurit tek gratë, punon gjashtë ditë në javë. Regjimi i saj është i strukturuar dhe përfshin një përzierje kardio, stërvitje forcash, joga dhe stërvitje Hiit në internet.

Prof Victor Henderson, neurolog në Stanford, bën një kombinim të stërvitjeve aerobike dhe rezistente nga dy deri në katër herë në javë.

Një qasje më DIY u përshtatet të tjerëve. Dr Trevor Chong, neuroshkencëtar në Institutin Turner të Melburnit për trurin dhe shëndetin mendor, zgjedh një rutinë në shtëpi, duke përdorur pajisje stërvitëse për gjysmë ore lëvizje secilën natë.

Nuk duhet të jetë as stërvitje me ndikim të lartë – diçka aq “e lehtë” sa kopshtaria mund të jetë gjithashtu një stërvitje efektive. Dr Dimity Pond është profesor i mjekësisë në Universitetin e Newcastle dhe mjek i përgjithshëm praktikues. Ajo është gjithashtu një kopshtare e pasionuar: Një hobi që e mban atë aktive krahas shëtitjeve të përditshme. “Kam ecur gjysmë ore në ditë, pesë ditë në javë, për 10 vitet e fundit”, thotë ajo.

Zemra është me rëndësi

Shumica e ekspertëve shkojnë rregullisht tek mjeku i përgjithshëm për kontrollë mjekësore në mënyrë që ta mbajnë zemrën në gjendje të mirë. Chong, prind i fëmijëve të vegjël, është proaktiv për ta vizituar mjekun dhe planifikon ta monitorojë dhe më pas të trajtojë në mënyrë agresive çdo faktor rreziku vaskular që mund të shfaqet.

Ushqim për mendje të shëndoshë

Shumica e ekspertëve me të cilët kam biseduar shikojnë se çfarë hanë, por janë pakëz dogmatikë për dietat e tyre. Chong përpiqet ta shmangë sasinë e madhe të mishit apo uhsqimin e përpunuar, ndërsa të tjerët – të tillë si Thurston – e ndjekin një dietë mesdhetare të mbushur me ushqim deti, bishtajore, fruta dhe perime.

Rachel Buckley, asistent profesor i neurologjisë në Harvard, zgjedh agjërimin me ndërprerje. “Unë kam qenë me dietë të shpejte ‘5:2’ për tetë vjet me radhë,” thotë ajo.

Buckley mbart një gjen me lidhje të caktuara me sëmundjen e Alzheimerit, kështu që parandalimi i demencës është vendimtar. Me agjërim, ajo zakonisht ha për pesë ditë të javës dhe e kufizon marrjen e saj dy ditët e tjera. Humbja e peshës nuk ka qenë asnjëherë si objektiv – përkundrazi, ajo u u përfshi nga të dhënat e jetëgjatësisë që dolën nga studimet e kafshëve dhe nga të dhënat rreth urisë.

Tani, si nënë e dy vajzave të reja, ajo nuk ha në orët e ditës të hënën dhe të enjten, por e shijon një darkë të rregullt. “Nuk dua që vajzat e mia të mendojnë se jam duke mbajtur dietë”.

Pirja, duhanpirja dhe veset e tjera

Asnjë nga ekspertët nuk pi duhan. Megjithatë, pirja është një histori tjetër: në përgjithësi, të gjithë vazhdojnë të pinë në mënyrë të moderuar, ose nëse janë abstenues të pijes, kjo është për arsye që nuk lidhen me shëndetin e trurit.

Chong, për shembull, i përmbahet 10 pijeve standarde të rekomanduara në javë dhe i shpërndan ato në mënyrë të barabartë të premteve, të shtuneve dhe të dielaveë në mbrëmje. Prof Ian Hickie, drejtor në Qendrën e trurit dhe mendjes në Universitetin e Sidneit dhe bashkë-prezantues i podcast-it popullor ‘Minding Your Mind’, pi një sasi të vogël alkooli me një vakt ose në ndonjë eveniment social.

Të tjerë, si Henderson, pinë më pak, por kënaqen në mënyra të ndryshme. Henderson preferon vetëm dy pije standarde në javë. Mirëpo ai e do kafen e tij dhe ka pi katër deri në pesë filxhanë në ditë, gjysma e të cilave janë pa kafeinë. Buckley, ndërkohë, e ka larguar plotësisht kafeinën – por më shumë për t’u përballur me migrenën sesa për shëndetin e trurit.

Gjumi ka rëndësi

Një gjumë cilësor shtatë deri në tetë gjatë natës është në mendjen e të gjithë ekspertëve. Henderson, megjithë përdorimin e kafeinës, nuk ka probleme me gjumin: Me gjumë ia del mirë.

Jo të gjithë janë me kaq fat. Thurston ka probleme me gjumin herë pas here. Kur nuk mun dtë fle, ajo përdor CBT-I – një formë e terapisë konjitive të sjelljes që synon pagjumësinë – si një ilaç.

Stërvitja e mendjes

Të stërvitësh mendjen është po aq e rëndësishme sa të stërvitësh trupin. Sigurisht, për shkak të natyrës së profesioneve të tyre, ekspertët tashmë kanë arritur përfitime nga kjo. Të gjithë e vlerësojnë punën e tyre me mbajtjen aktive të trurit dhe jetës shoqërore. Henderson ende punon në një universitet – një vend shumë social për të punuar – në të 70-at e tij.

Disa të there i ofrohen një qasjeje të qëllimshme jashtë jetës akademike. Henderson është lexues pasionant. “Preferoj që të shikoj shfaqje televizive natën vonë”, thotë ai, “dhe reklamat për vitaminat që nuk do të ndihmojnë”. Thurston praktikon meditimin e ndërgjegjes gjatë shumicës së ditëve, megjithëse kohëzgjatja e kohës ndryshon.

Nipërit e mbesat janë një burim i vazhdueshëm gëzimi dhe frymëzimi për ata që i kanë. Hickie shoqërohet me nipërit e mbesat e tij rregullisht, ndërsa Pond e vlerëson Hickie-n për sfidimin e trurit të saj. “Nuk kam kohë për ushtrime të trurit”, thotë Pond. Në vend të kësaj, ajo ka një klub librash dhe planifikon takime të rregullta me miqtë e saj.

Të përdoren apo jo vitaminat?

Mbetet diçka e paqartë lidhur me këtë. Shumë, duke përfshirë Henderson, Hickie dhe Chong, i kundërshtojnë vitaminat si joefektive. Chong citon prova të pamjaftueshme për ndikimin e tyre në shëndetin e trurit.

Ata që përdorin vitamina kryesisht janë dakord për vitaminën D, të cilën Buckley dhe Thurston e përdorin. Pond thotë se ajo merr vitaminë D për kockat e saj, si dhe vitamina tjera vaj peshku për kyçet e saj, por jo vitamina specifike për shëndetin e trurit.

Për fund

Këto porosi mund të jenë të mërzitshme, por ato në thelb mund të distilohen për ta mirëmbajtur vetëm shëndetin. Nuk është një pilulë magjike sekrete, nuk është një ilaç i lashtë misterioz – është ajo që mjekët e thonë gjatë gjithë kohës, qoftë për t’ju ndihmuar ta parandaloni presionin e lartë të gjakut, diabetin, kancerin ose demencën.

Siç shprehet Chong në mënyrë aq elokuente: “Njerëzit e refuzojnë këtë këshillë si ‘deklarata të mëmësisë’, pasi mjeku i përgjithshëm thjesht e nxjerr këtë këshillë sepse ata duhet të thonë diçka dhe janë lodhur duke e dëgjuar të nëjtën. Megjithatë, ka prova të forta që është funksionale”./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala