Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj Flasin për Gazin Lotsjellës në Kuvend

Kur është pyetur për hedhjen e gazit lotsjellës nga deputetët opozitarë, kryetari i NIsmës për Kosovën, Fatmir Limaj, është përpjekur ta neutralizojë këtë veprim.

“Pse nuk po i kapeni qeverisë për marrëveshjet (me Serbinë), por opozitës për një ve apo për gaz”, ka qenë reagimi i Limajt ndaj pyetjes së gazetarëve.

“Kosova është duke u dhunuar, ne jemi rritur në këtë gaz dhe nuk duam që fëmijët tanë të rriten me këto probleme”, tha Limaj.

Ndërsa Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, tha se opozita është e përgatitur që të shkojë më tutje në betejën e saj për t’i sfiduar marrëveshjet me Serbinë.

“Nëse është demokraci ‘Zajednica’ e demarkacioni, kjo për neve është shumë pak”, tha Haradinaj duke iu referuar skenave të sotme në Kuvend.