Ilustrim - Operacion kirurgjik - Foto: REL/Shutterstock

QKUK kryen 68 operacione për 24 orë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës  vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 68 operacione me anestezion, njofton QKUK.

“Në sallat gjinekologjisë, 23 raste, emergjencë 5, orotpedi 8, kirurgji maksilofaciale 3, ORL 9, torakale 1 , kirurgji palastike 3, kirurgji vaskulare 4, kirurgji e fëmijëve 6 raste, urologji 5 raste, neurokirurgji 1 rast. Po ashtu, janë kryer 6 raste operacioni në kirurgji abdominale” thotë QKUK.

Sipas njoftimit Klinika e Anestezionit ka aplikuar anestezione edhe në kabinetin e gastroskopisë, 2 anestezione, tek kabineti i CT-MRI dhe funksioneve 5 anestezione.