Vendi ku ndodhi plagosja FOTO: KALLXO.com

Prokuroria ndjek grupin e hajnave të kalit dhe viçave

Katër persona janë duke u përballur me një proces gjyqësor në Gjykatën e Pejës me akuzën se kanë vjedhur viça dhe një kalë.

Sipas aktakuzës, me datë 07.05.2018 të pandehurit ishin futur në një stallë në vendin e quajtur Maja e Zezë dhe nga aty kishin vjedhur tre viça.

Të njëjtit sipas aktakuzë i kishin ngarkuar në një veturë të llojit “Jetta”.

Katër të pandehurit Milaim Jefkaj, Vedat Toska, Agim Jefkaj dhe Elsadet Jefkaj  po ashtu akuzohen se me datë 29 qershor 2018 kanë vjedhur një kalë në arat në vendin e quajtur Maja e Zezë.

Në procesin gjyqësor, i cili ka nisur sot, katër të pandehurit kanë pranuar fajësinë.