Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Presidenti Përkujton Masakrën në Krushë Të Vogël

Me rastin e përvjetorit të masakrës në fshatin Krushë e Vogël, Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi  bëri homazhe duke  përkujtuar masakrat që janë gjatë luftës në Kosovë

Thaçi përmes një postimi në facebook ka thënë se fshati Krushë e Vogël  është simbol i mbijetesës dhe do të mbetet gjithmonë fshat i rilindur mbi sakrificën e atyre që ranë dhe u flijuan vetëm pse ishin në vendin dhe në shtëpitë e tyre.

“Muaji mars gjithmonë na kujton lavdinë e luftës së drejtë, por edhe ditët e rënda nëpër të cilat kemi kaluar dhe humbjet e më të dashurve tanë. Këto ditë kujtojmë masakrat që janë kryer gjithandej Kosovës, në Anadrini, Dukagjin, Drenicë e Gollak” shkroi Thaçi.