Ilustrim

Përleshje me thika në Prishtinë

Janë arrestuar dy burra pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti me thika.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, rreth orës 15:25.

Bëhet e ditur se gjatë përleshjes është përdorur një mjet i prehtë dhe një mjet i fortë dhe si pasojë të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

 

11 Shkurt 2019 - 12:45

Xheneta Murtezaj 11/02/2019 - 12:45
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend