Foto: ZKM

Pas presionit ndërkombëtar, Haradinaj e liron nga detyra Sylejman Selimin

Kryeministri Ramush Haradianj ka njoftuar se e ka liruar nga detyra këshilltarin e tij politik, Sylejman Selimi.

Haradinaj ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë me kërkesë të vet Sylejman Selimit.

Vendimi i Haradinajt për ta bërë këshilltar politik, Sylejman Selimin ishte kundërshtuar ashpër nga përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë.

“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesen e tij. Zotin Selimi e falenderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett ka kritikuar disa herë Kryeministrit për emërimin e Selimit në këtë pozitë.

https://kallxo.com/ambasadori-amerikan-kunder-emerimit-te-sylejman-selimit-keshilltar-i-kryeministrit/

Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ai ishte liruar me kusht në janar të këtij viti.