Pamje të aksidentit të rëndë në Sllatinë

Një aksident ka ndodhur para disa çasteve në rrugën Prishtinë- Pejë më saktësisht afër Sllatinës.

E përfshirë në këtë aksident ka qenë edhe një veturë e EULEX-it.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi në adresë të KALLXO.com, në lidhje me aksidentin.

Në fotografi shihet se një veturë e përfshirë në aksident ka pësuar dëme të rënda materiale.

KALLXO.com, në lidhje me aksidentin po pret edhe informata nga Policia e Kosovës.