Ruairi O'Connell, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë. Foto: Atdhe Mulla

O'Connell: Vazhdojmë ta përkrahim Kosovën, si u lind dhe si është

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, e ka uruar Kosovën për 11 vjetorin e pavarësisë përmes një video mesazhi.

O’Connell e ka përmendur faktin se Britania e Madhe e ka njohur pavarësinë vetëm një ditë pasi Kosova e kishte shpallur atë.

“Sot, para 11 vjetëve Kosova ka shpallur pavarësinë në bazë të planit të Ahtisaarit. Kosova u lind si republikë shumëkombëshe, demokratike, ku sundon ligji dhe të drejtat e njeriut. Britania e ka njohur pavarësinë e Kosovës pas një dite sepse ne kemi parime të njëjta”, ka deklaruar O’Connell.

Ambasadori britanik ka uruar kosovarët për 11 vjetorin e Pavarësisë dhe ka thënë që do të vazhdojnë të jenë përkrahje për Kosovën.

“Por ne i mbajmë në zemër këto parime edhe pas 11 vitesh edhe vazhdojmë të përkrahim Republikën e Kosovës, si u lind dhe si është. I uroj çdo kosovari këtë ditë, Pavarësinë e Kosovës edhe e mirëpresim edhe 111 vite miqësi mes Britanisë dhe Kosovës”, ka shtuar ai.

11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë!#UKandKosovo ????

Publiée par British Embassy Pristina sur Vendredi 15 février 2019