Zyrtare: Pepe kthehet në Portugali, nënshkruan për klubin e njohur (FOTO)

Ekipi portugez Porto ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, se mbrojtësi Pepe ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2021. Ai do të kalojë në Porto si transfer i lirë.

Qendër mbrojtësi ndërpreu kontratën e tij me Besiktasin më pëlqimin e të dy palëve, dhe tashmë do të rikthehet në klubin që ka luajtur nga viti 2004 deri në vitin 2007, para se të kalonte tek Real Madrid, ku luajti për 10 vjet.

Porto gjendet në vendin e parë në Primeira Ligen portugeze, me 42 pikë, 8 më shumë se vendi i dytë Braga.