Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet Ballkanit (VIDEO)

Skuadra e Ballkanit, ka arritur që brenda dy ditëve t’i zyrtarizoi  dy transfere të reja.

Suharekasit dje e zyrtarizuan sulmuesin Arbër Hoxha, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Prishtinës, mirëpo në fund të sezonit ishte larguar si lojtarë i lirë.

Ndërsa sot Ballkani, e ka bërë zyrtare transferimin Kushtrim Gashit.

Gashi për dy vite ishte pjesë e skuadrës së Vëllaznimit së Gjakovës.

Kështu skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi po përforcohet dalë- ngadalë për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.