Zyrtare: Kastriot Rexha e Arbër Prekazi nënshkruajnë kontrata të reja me Feronikelin (Foto)

Klubi i Feronikelit, ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me top golashënuesin e Superligës së Kosovës, Kastriot Rexhën dhe qendërmbrojtësin  Arbër Prekazi.

Feronikeli ka njoftuar se sot ka finalizuar marrëveshjen për vazhdimin e kontratave me dy yjet e kësaj skuadre.

Arbër Prekazi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kampionin e Kosovës.

Ndërsa Kastriot Rexha e ka vazhduar kontratën e tij edhe për një vit.

Rexha erdhi në klub në qershor të vitit 2018-të, duke u shpallur top golashënuesi i këtij sezoni, me 22 gola.

Kurse, Arbër Prekazi, mbron ngjyrat e klubit të Feronikelit, që nga korriku i vitit 2017-të.