Watford refuzon t’ia shes PSG-së sulmuesin Doucoure

Watford duket se do t’i rezistoj ofertave të Paris Saint-Germain, për sulmuesin e tyre Abdoulaye Doucoure.

Sipas “Sky Sport  News”, Paris Saint –Germain, ka bërë një ofertë prej 39 milionë funtave për sulmuesin Doucoure, por anglezët nuk dëshirojnë të dëgjojnë për të, pasi e shohin si të lojtarin kryesor të tyre.

Doucoure, deri më tani i ka luajtur 22 ndeshje në Premierligë, ku i ka shënuar tre gola dhe ka asistuar pesë herë.

Sulmuesi francez u transferua në Watford nga Granda në vitin 2016 për 6 milionë euro.