Vdes ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku

Sot ka vdekur  ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku.

Klubi i Prishtinës ka njoftuar se Sabit Dallku ka vdekur pas një sëmundje të rëndë.

Sabit Dallku ka luajtur për Prishtinën në fundvitet 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta. Sabiti ka qenë mbrojtës me nam i skuadrës të Prishtinës.

Ka qenë pjesë e gjeneratës e cila pati filluar të krijohet me trajner Ilija Dimovskin, e që pastaj patën arritur majën e futbollit ish-jugosllav.

Hapave të babait me shumë sukses në karrierën e futbollit e kanë përcjell të dy djemtë, Armendi, tani kapiten i Prishtinës, dhe Ardini, futbollist i Vorskla Poltavës nga Ukraina.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 15 mars në varrezat e Vushtrrisë.

FC Prishtina i ka shprehur ngushëllimet më të përzemërta familjes Dallku.