Unai Emery: I besoj Shkodran Mustafit

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi, të dielën nuk pati një paraqitje të mirë me Arsenalin, ndaj Crystal Palace, ku skuadra e tij u mposht me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë.

Në këtë ndeshje Mustafi, nuk pati paraqitje të mirë duke bërë disa gabime të cilat i kushtuan me gola Arsenalit.

Pas ndeshjes shumë tifoz u ndjen të irrituar me Mustafin dhe kanë kërkuar që të largohet ai, bile edhe e kanë fyer.

Mirëpo, trajneri Unai Emery, i ka dalë në mbrojtje Mustafit, duke thënë se i beson atij.

“E mbrojta atë, sepse i besoj atij. Ai ka cilësi të mirë dhe ka nevojë për besim, unë u them mbështetësve tanë, ndihmoni lojtarët tanë”, ka thënë Emery.