Mustafi kalon nga Messi te Mustafi për vetëm dhjetë sekonda (VIDEO)

Arsenal mbrëmë e mposhti Newcastlen me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 32-të në Premierligë.

Golat e ndeshjes i shënuan Aaron Ramsey dhe Lacazette.

Në këtë ndeshje startues ishte mbrojtësi shqiptar me shtetësi gjermane, Shkodran Mustafi.

Në një moment të ndeshjes mbrojtësi Mustafi e rrëmbeu topin dhe depërtoi në në krahun e djathtë sikur të ishte Lionel Messi, por krosomin që e bëri, tregoi se ai u rikthye te vetvetja përsëri.

Bile, pas krosimit të tij qeshi me të edhe sulmuesi i Arsenalit, Aubamayang.

Shumë tifozë në rrjetet sociale e kanë cilësuar Shkodran Mustafin se për disa sekonda u bë Messi dhe përsëri u rikthye në identitetin e tij.