Trippier afër transferimit te skuadra italiane

Mbrojtësi i krahut të djathtë Kieran Trippier, në afatin kalimtar të verës mund të ndërroj skuadër.

Mbrojtësi anglez mund të transferohet te skuadra e Napolit.

Sipas gazetarit italian Valter De Maggio, drejtor i radios “Kiss Kiss Napoli”, Triper është shumë afër transferimit te skuadra e Napolit.

Për Trippierin kanë shfaqur interesim edhe skuadra e Juventusit, dhe Manchester Unitedi, mirëpo anglezi duket se e ka ndarë mendjen që të transferohet në Napoli.