Tottenham po përballet me 8 raste me COVID-19 në klub

Ekipi i Ligës Angleze të Futbollit, Tottenham po përballet me një situatë të rëndë me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit, Instant Foot.

Në ekipin anglez janë raportuar 8 raste me Covid, ku prej tetë rasteve me COVID-19, gjashtë raste janë lojtarë, ndërsa dy raste të tjera janë nga pjesa e stafit.

Lajmi i ka shkaktuar telashe të mëdha trajnerit Conte, duke e ditur se ka shumë lojëra të rëndësishme që e presin ekipin e tij.

Tottenham takohet me Renes të enjten në kuadër të Ligës së Konferencës ndërsa pas kësaj ndeshje në kuadër të Ligës Angleze të Futbollit, e presin ndeshjet kundër Brighton, Leicester para se të takohet me Liverpool dhe West Ham.

Sipas udhëzimeve të qeverisë britanike, kushdo që merr një test pozitiv duhet të izolohet për 10 ditë.