Tahir Batatina e nis me fitore me Llapin, fiton në Prizren

Llapi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Lirisë në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, në kuadër të xhiros së 24-të në Superligë.

Llapi në këtë ndeshje është udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina, i cili ka ardhur në vend të Xhengis Rexhepit.

Rezultatin e zhbllokoi Ahmed Januzi në minutën e 36’, ku shënoi për rezultatin 0-1, për Llapin.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1.

Llapi përsëri e dyfishoi epërsinë me sulmuesin Januzi në minutën e 77’.

Për trefishimin e epërsisë u përkujdes Remzifaik Selmani në minutën e 80‘.

Golin e katërt për mysafirët e shënoi Hamdi Namani në minutën e 84‘.

Pas kësaj fitoreje Llapi rikthehet në vendin e dytë me 51 pikë.

Ndërsa Liria mbetet në vendin e parafundit në tabelë që e dërgon në Ligën e Parë.