Renditja e re e FIFA-s: Kosova ngritet në pozitë, Shqipëria humb një vend (Foto)

Në renditjen e re të FIFA-s, Kosova është ngritur ndërsa Shqipëria ka rënë një vend më poshtë.

Federata Botërore e Futbollit sot e ka publikuar renditjen më të re të kombëtareve të të gjitha kontinenteve.

Kombëtarja e Kosovës ka marrë lajm të mirë para fillimit të fazës kualifikuese për Kampionatin Europian të vitit 2020.

“Dardanët” janë ngritur për një pozitë në renditjen tabelore, duke u renditur në vendin e 130.

Kosova edhe para dy muajve i kishte 1113 pikë, por kësaj here ka përfituar nga rënie e kombëtareve tjera më poshtë duke u ngritur një vend më lartë.

Ndërsa, Kombëtarja e Shqipërisë e ka humbur një vend dhe tani gjendet në pozitën e 61-të me 1371 pikë.

Në vendin e parë vazhdon të jetë Kombëtarja e Belgjikës me 1727 pikë e përcjellë nga Franca, Brazili e Kroacia.