Ranieri e nis me fitore te Roma (Foto)

Claudio Ranieri e ka nisur rrugëtimin e tij me fitore, pasi Roma e mposhti Empolin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A.

Roma kaloi në epërsi në minutën e 9’ me një gol të bukur të El Sharawyt.

Empoli barazoi pas tre minutave me autogolin e Juan Jesusit.

Por, romakët nuk u ndalën dhe në minutën e 33’ e rikthyen epërsinë me golin e Patrick Schickit i cili shënoi me kokë pas asistimit të Florenzit.

Pikërisht Florenzi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80’ pas dy të verdhëve.

Roma pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e pestë me 47 pikë.