Rabiot mbërrin në Torino, nesër i kryen testet mjekësore në Juventus (VIDEO)

Mesfushori francez Adrien Rabiot ka zbritur në aeroportin e Torinos.

Francezi nesër pritet t’i kryej testet mjekësore dhe të prezantohet si transfer i ri i Bianconerëve.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi përmes rrjeteve sociale.

Rabiot transferohet nga Paris Saint-Germain si transfer i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me francezët.

Ai pritet të përfitoj një pagë prej 7 milionë eurove në sezon.