Pasuria e Edmond Dushit

Debat Pernime ju sjell pamje të pronave dhe reportazh të familjeve të kandidatëve për Kryetar të Komunave të Kosovës.

Edmond Dushi , kandidat i Aleancës Kosova e Re për Komunën e Gjakovës ka prezantuar pasurinë e tij përmes intervistës së vajzës.

Dea Dushi, vajza e kandidatit tregoi rreth pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të familjes.

“E kemi shtëpinë në emër të babit edhe një lokal këtu në Gjakovë, në Prishtinë i kemi tre banesa.. i ka financu babi me punën që e ka bo deri tash”, tha ajo.

Në intervistën për Debat Pernime, Dushi po ashtu foli rreth personalitetit të babait.

“Karakterin e ka shumë të fortë, është i qetë, i ka ato momentet kur bëhet nervoz, mirëpo është i kthyeshëm dhe i arsyeshëm”, tha ajo.

Reportazhi është transmetuar në kuadër të debateve zgjedhore.