Nora Gjakova e arte
Nora Gjakova e artë në Gjeorgji
29.3.2019 - 16:35
Xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Prizin e Tbilisit të Gjeogjisë pasi ka mposhtur brazilianen Rafeala Sivla.
Kampionia evropiane triumfoi në finale ndaj Silvas, pas tri vërejtjeve të marra nga kundërshtarja e saj në shënim të artë, kategoria deri në 57 kilogramë.
Deri tek medalja e artë, Nora erdhi pas katër luftërave të fituara.
Sportistja më e mirë e vitit 2018 në Kosovë fitoi 700 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Për Nora Gjakovën kjo është medalja e parë e fituar këtë vit.
Në Tbilisi po merr pjesë edhe Loriana Kuka në kategorinë – 78 kilogramë e cila do të ndeshet të dielën.