Foto: REL

Gjeorgji: 11 të vdekur nga rrëshqitja e tokës

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 25 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e rrëshqitjes së tokës në qytetin turistik, Shovi, në Gjeorgji.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, u shprehu ngushëllime familjeve të të vdekurve.

Zourabichvili u bëri thirrje gjeorgjianëve më 4 gusht që të jenë të bashkuar “për këtë tragjedi të madhe… dhe t’u ndihmojnë të prekurve ta tejkalojnë këtë periudhë të rëndë.”

Shovi, një vend turistik malor i njohur për ujin mineral, u godit nga rrëshqitja e tokës dhe baltës më 3 gusht, e cila i shkatërroi infrastrukturën, urat dhe rrugët.

Dita e hënë, 7 gusht, është shpallur ditë zie në Gjeorgji.

Në operacionet e kërkimit në Shov është përfshirë edhe ushtria e vendit./REL