Një Recetë Natyrale Kundër Kollës

Kolla nuk konsiderohet gjithnjë si problem shëndetësor, megjithëse në disa raste mund të tregojë praninë e problemeve ose infeksionit.

Kollitja është një refleks natyror për pastrimin e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Nëse kolla nuk largohet brenda pak ditëve, atëherë duhet të shkoni te mjeku.

Megjithatë shurupi është një nga produktet që merret në farmaci kundër kollës, por ju mund të provoni një metodë natyrale për ta qetësuar atë.

Përbërësit: një lugë gjelle xhinxher, një lugë gjelle miell, po aq mjaltë natyral dhe vaj ulliri.

Gjithashtu edhe një garzë dhe një ngjitës letër.

Përzieni miellin me mjaltë që të krijohet një pastë, shtoni pak vaj ulliri dhe miellin e mbetur.

Bashkojini xhinxherin masës. Vendoseni mbi garzë dhe mbështeteni në gjoks.

Ngjiteni me ngjitës sipër që mos të lëvizë.

Për fëmijët, mjafton ta mbajnë dy deri në 3 orë ndërsa të rriturit gjithë natën. /21Media