Napoli kërkon transferimin e James Rodriguez

Napoli ka identifikuar si lojtarin ideal për ta transferuar në afatin kalimtar të janarit, ai është James Rodriguez i cili momentalisht është i huazuar te skuadra e Bayern Munich.

Për James Rodriguezin kanë shfaqur interesim edhe skuadra si Arsenali e Liverpol, por një transferim i mundshëm i tij tek këto dy skuadra duket i vështirë.

Bayern Munich ka konfirmuar se nuk ta blej kolumbianin në fund të sezonit, prandaj një largim i mundshëm i tij mund të ndodh që në janar.

Nëse Rodriguez transferohet në Napoli, atëherë do të bashkohet me trajnerin Carlo Ancelotti, me të cilin kishin qenë bashkë në vitin 2014 në Real Madrid.

James në këtë sezon i ka luajtur vetëm 8 ndeshje në Bundesligë dhe tri në Ligën e Kampionëve, duke i shënuar tre gola dhe dy asistime.