'Nakefit' , Pa këpucë por Jo Zbathur

Është një shpikje që do t’ju lejojë të ecni jashtë pa këpucë, por jo zbathur.

A keni menduar ndonjëherë “wow, do të dëshiroja të jem duke ecur zbathur tani, por pa qenë në të vërtetë zbathur?”

E pra, dizajnerët italianë të Nakefit e kanë zgjidhjen për këtë – ata kanë shpikur një ngjitës që mund të ngjitet në pjesën e poshtme të shputës tuaj, duke ju lejuar të jetoni në një botë ku mund të “vraponi dhe të hidheni pa u shqetësuar se jeni zbathur – Po, zbathur!”

Produkti përshkruhet nga kompania në një video promovuese si “mënyra e fundit për të mbrojtur këmbët tuaja në çdo rrethanë”.

https://www.youtube.com/watch?v=-XBo2hupgV4

“Ne shpikëm Nakefit që të mbani këmbët tuaja në mënyrë efektive të mbrojtur dhe në të njëjtën kohë të mbështesni të gjitha gjërat e mahnitshme që tashmë mund të bëni”, thuhet në faqen e internetit të produktit.

Epo, hidhni sandalet me gisht, sepse Nakefit është këtu dhe thuhet se janë të papërshkueshme nga uji, dhe madje ju lejon të ecni në rërë të nxehtë pa dhimbje.

Ato gjithashtu janë “prodhuar pa dëmtuar njerëzit, kafshët ose mjedisin”.

Inxhinieri italian i mekanikës i Nakefit, Sabato Alterio, tashmë ka arritur në 100 mijë dollarë në Kickstarter, duke tejkaluar edhe qëllimin e tij fillestar prej 30 mijë dollarëve.